POLITIKË

Berisha publikon videon në Kavajë: Nënkryetarja e PS fyen popullin e Kavajës

14:49 - 20.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në “Facebook” një incident që ka ndodhur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Kavajë, ku nënkryetarja e PS është përplasur me anëtarin e PD dhe kryebashkiakun.




Debati është nxitur pasi nënkryetarja e PS përdori shprehjen “Llogje Kavaje”, në debat u përfshi edhe kryebashkiaku Isa Sakja.

DEBATI
Këshilltari i PD: Për përfitimet e tua personale nuk e kërkove më (Flasin për një çështje)
Nenkrytarja e PS: Çfarë kërkova? Çfarë përfitova?
Këshilltari i PD: E di ti ça është.

Nenkrytarja e PS: Ma thuaj pra. Për ‘llogje Kavaje’ ka plot

Këshilltari i PD: Mos e përmend më ‘Llogje Kavaje’ se ti ke nderin të vish këtu në Kavajë. Nuk e meriton Kavajën ti. Ishe ti që më kërkove ndihmë dhe më the; ‘më mbështet në kërkesën time që do bej për shkollën’ dhe më pas e shite dhe mbylle gojën.

Kryebashkiaku i Kavajës Isa Sakja: Jo vetëm në emrin tim, por edhe në emër të detyrës që mbuloj dhe gjithë qytetarëve të Kavajës, të kërkoj publikisht që të tërheqësh mbrapsht atë që the. S’mund të ketë më shprehje denigruese për një komunitet që në Shqipëri njihet për mirë. S’mund të ketë. Aq më fortë kur ju zonjë jeni nënkryetare e Këshillit Bashkiak të Kavajës dhe përfaqëson në atë karrige qytetarët e Kavajës dhe Golemit. Binduni që këtu ku jemi nuk na sollën as votat e burrit, as të komshiut e as e lagjes, pro na ka prurë vota e këtyre banorëve të mrekullueshëm. Të ftoj që me mirësjelljen më të madhe prej Kavajasi ta marrësh mbrapsht atë fjalë. Unë nuk mund të lë ty ose askënd që të shpreh atë gjë për Kavajën. Kavaja nuk është popull llogjesh, por pune. Se dalin njerëzit që në orën 7:00 e ikin në shtëpi në orën 19:00 dhe i mbajnë fëmijët me djersën e ballit.

Nenkrytarja e PS: Ok, ju kërkoj ndjesë, e tërheq.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.