OPINION

Si shpëtoi dhe u kthye “i paprekshëm” Lulzim Basha

21:32 - 20.01.18 Erjon Braçe
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Provat qe Lulzim Basha nuk i pranoi se ju dhane me disa minuta vonese! Kështu shpëtoi e u kthye “i paprekshëm”!




Lulzim Basha po mundohet ti jape “protestes” se tij, dimensionin e ri, ate te “deputeteve qe mbrohen nga arrestimi”.

Ka kohe qe ne kete vend,  per shkak te Lulzim Bashes dhe propagandes se tij,  thelbi i rregjimit qe kemi zgjedhur para 27 vitesh, eshte permbysur.

Per shkak te tij-po e perseris, nuk ka me rendesi qe prezumohesh i pafajshem deri ne nje vendim gjykate te formes se prere;

nuk ka me rendesi qe prokuroria eshte thjesht nje pale e barabarte me te akuzuarin para gjykates;

nuk ka me rendesi qe prokuroria duhet te ngreje akuze per nje veper penale mbeshtetur ne prova te qarta;

nuk ka me rendesi qe eshte gjykata ajo qe vlereson provat dhe, eshte po gjykata ajo qe vendos lidhur me akuzat e ngritura nga prokuroria.

E drejta per nje proces gjyqesor te drejte e te ndershem, eshte nje nga te drejtat themelore per cilindo, kudo.

Por Lulzim Basha, po kthen ne arsye per proteste, te drejten per t’u arrestuar me prova!

Leshimi pas propagandes po e ben qesharak! Mjafton te te akuzoje Lulzim Basha, mjafton deshira e tij kur therret “e dua ne burg filanin e fistekun” qe prokuroria te kerkoje arrestin e gjykata te vendose per te!

Provat nuk kane rendesi!

Provat nuk duhen per te arrestuar!

Provat nuk duhen per te denuar!

Vendos Lulzim Basha! Rregjimi i ri i Lulzim Bashes eshte ky! Por pertej kesaj, Lulzim Basha ka mbi kurriz shenjen e qarte te luftetarit kunder Drejtesise se Re ne kete vend. Per arsye personale, Lulzim Basha ka zgjedhur te jete i tille.

Shumekush e kupton, Lulzim Basha ka qene njeri nga “te paprekshmit” ne kete vend. Por kupton edhe se renia e sistemit qe garantonte kete paprekshmeri, e tmerron. Lulzim Basha duke therritur nga njera salle ne tjetren-dua ne burg kete e ate, me ngjan me Benin qe ecen ne pyll naten dhe, kendon nga frika: Partizani ne lufte po shkoooonteeee…..! Protesta partiake qe po therret nuk eshte per Drejtesine, por kunder Drejtesise se Re- te ndershme, te barabarte, profesionale dhe efikase per te gjithe.

Rrezon pabarazine para ligjit kjo Drejtesi.

E mbani mend?

Per Lulzim Bashen u kerkua ne Kuvend, leje per ta hetuar-leje per ta hetuar eeej, jo per ta arrestuar (sa kane ndryshuar kohet);

Per Lulzim Bashen u kerkuan ne Kuvend, tre muaj me rradhe,

provat mbi te cilat ishte ngritur akuza;

Per Lulzim Bashen u vendos ne Kuvend vetem pas tre muajsh qe ai te hetohet;

Lulzim Basha shkoi ne gjykate dhe u mbrojt se akuza zyrtare dhe provat i ishin dhene me disa minuta vonese nga afati qe sipas tij parashihte procedura, Kodi i Procedures Penale;

Lulzim Basha kete linje ndoqi nga njera gjykate ne tjetren, madje nga njera salle gjyqi ne tjetren-tek e cila nuk paraqitej se ishte pa qef; tamam ne njeren salle atij ju dha e drejta,  kurse tek tjetra-atje ku nuk paraqitej, ai u rrezua;

Lulzim Basha keshtu shpetoi, nuk u gjykua kurre edhe pse kishte nje akuze zyrtare te mbeshtetur ne prova!

Pra, Lulzim Basha nuk u lejua te hetohej pa u paraqitur provat ne Kuvend;

Lulzim Basha nuk u gjykua kurre sepse provat ju paraqiten me disa minuta vonese!

E kuptoni se sa neveritese eshte propaganda e tij per “provat”, “rritjen e garancive qe deputetet te mos arrestohen”?!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.