POLITIKË

Takimi Bushati-Kotzias, Paskal Milo zbulon detaje nga negociatat

23:18 - 20.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish- ministri i Jashtëm, historiani Paskal Mili thotë se negociatat që po zhvillohen mes Shqipërisë dhe Greqisë mund t’i japin zgjidhje disa çështjeve të karakterit historik, ndërsa të tjera do të vazhdojnë të mbeten pezull.




“Ka shanse që të arrihet parimisht marrëveshja për heqjen e ligjit të luftës dhe do të detajizohet edhe marrëveshja e nënshkruar nga qeveria e z.Berisha para disa vitesh për varrëzat e ushtarëve grek. Nuk mendoj se do të zgjidhet as çështja e kufirit detar dhe jo e jo, çëshja çame”, u shpreh Milo në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH 1.

Ligji i luftës i mbajtur ende në fuqi nga pala greke lidhet edhe edhe me çështjen e pronave të shqiptarëve në territorin grek. Studiuesi Ksenofon Krisafi tha se heqja e ligjit të luftës do të duhej të shoqërohej edhe me amendimin e një ligji grek të vitit 1998, që lidhet me regjistrimin kadastral.

“Shqiptarët nuk e patën mundësinë të bënin regjistimin e pasurive të tyre atje në kadastra sipas kërkesave të ligjit të vitit 1998, as edhe të bënin proçese gjyqësore dhe t’i ndiqnin ato deri në instancat e fundit. Kështu që duhet patjetër të amendohet edhe ky ligj sepse përndryshe rënia e ligjit të luftës nuk do të ketë efekt praktike”, tha Krisafi

Pak pritshmëri nga negociatat Shqipëri-Greqi ka ish- ministri i Jashtëm, deputeti i PD-së, Tritan Shehu. Ai fajëson qeverinë se me retorikën politike gjatë 4 viteve të fundit ka dëmtuar marrëdhëniet me Greqinë.

“Bisedimet janë të domosdoshme dhe unë I inkurajoj bisedimet, por unë personalisht nuk kam ndonjë pritshmëri, ashtu si nuk kishte as për Kretën, sepse problem I dëmtimit të marrëdhënieve në këto 4 vite kërkon një përgjegjësi, kërkon një analizë dhe pastaj mund të futen në rrugën e normalitetit. Dhe unë jam I bindur në një gjë, që sot pozitat e Shqipërisë në bisedime me Greqinë janë shumë më të dobta se 8, 9apo 10 vite më parë”,  tha Shehu.

Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi janë në një situatë paradoksale. Mes dy shteteve nuk ka kufijë të njohur zyrtarisht, ka në fuqi një ligj lufte nga ana e shtetit grek, por kemi edhe një traktat miqësie. Ndërkohë që të dy vendet janë anëtare të NATO-s.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Prej disa ditesh ne një qoshe të Korçës Atdhetare Shqiptare; atje kur para disa vjetësh ish konsull I Greqise(I veshur si kapobandë), bërtiste me zë të çjerrur se Korça qenka pjesë e Greqisë; na qenka mbledhur Ministri Bushati me ate te Greqise për biseda “miqësore” të zgjidhjes së çështjeve të përbashkëta.

    Ish ministry I jashtem Paskal Milo nënvizon me zë të lartë sot “Nuk mendoj se do të zgjidhet jo e jo, çëshja çame”,

    Dua të sqaroj se faktikisht se ÇAMËRIA SHQIPTARE QËNDRON SI PROBLEM I MADH MBARËKOMBËTAR SHQIPTAR DHE JO SI “çështje çame” siç e shprehin edhe disa politikanë e deputetë “nacionalista” në Shqipërinë e sotme

    ÇAMËRIA që nga lashtësia eshtë KRAHINË që ka folur ‘GLUHËN E ËMBËL SHQIPE-si GLUHË PERËNDIE -SHKRUANTE I MADHI NAIM FRASHËRI!

    Shqiptarët e Çamerise site besimit musulman ose krishterë nëpërmjet gjuhës së përbashkët kanë ndihmuar njeri tjetrin si vëllezër

    Pronjatët e Paramithise kanë qenë Vëllamë me Çamët Boçarenë të Sulit. Ata së bashku me Çaparente e Margëlliçit si edhe Shqiptarët e tjerë të quajtur Arvanitas ishin mbi 90 përqind të udhëhëqsave të Kryengritjes kundër forcave osmane në krijimin e shtetit grek. Edhe Udhëheqësi I revolucionit Ipsilanti I vlerësoi si Vëllezër.

    Por fatëkeqësisht shoqërite fetare të krijuara apostafat edhe nga Rusët menduan të krijojnë një shtet të krishterë duke zhdukur të gjithë ata që nuk ishin ortodoks Dhe me anë të teorisë “Megalidea”, filluan zhdukjen e Shqiptarëve Jahudinjëve e tjerë

    Me vendimet antishqiptare të Kongresit të Berlnit me 1878, fuqitë e mëdha Europiane, fillimisht ja dhanë Krahinen Shqiptare të Çamërisë Greqisë. Por Shqiptarët Atdhetarë me Mbledhjen e Prizrenit dhe pastaj me Degen e saj tëShqipërisë Jugore në Prevezë të kryesuar nga Abedin Dino,vendosën me Mençuri, Vendosmëri dhe Trimëri të Bashkuar se Krahina e Çamërisë është SHQIPTARE dhe u pregatitën te Luftojnë me armë për Mbrojtjen e sajë. Kështu Kongresi I Berlinit u tërhoq .

    Por grekët në vazhdim të Megalidesë shoviniste filluan greqëzimin e Çamërisë duke hapur shkolla greke(veprim që e pasoi me përkushtim edhe mohuesi iVepres se Madhe të Fan Nolit, Janullatosi) Megjithëse Peshkopi I Paramithisë kishte përkthyer Ungjillin në gjuhën Shqipe më 1877; peshkopi po i Paramithisë Neofiti; lëshon Urdhërin me 1910 që vajzat e krishtera të rregjistrohen në shkollat greke që kur të behen nëna t’ju flasin fëmijëve greqisht e jo Shqip.

    Dhe ky antishqiptarizëm u vu në veprim te plotë me pushtimin e Çamerise Shqiptare deri me masakrat, vrasjet dhe dëbimin me dhunë te Shqiptarëve të Çamerisë më1944-1945

    Pra Krahinës Shqiptare ju hoqën shqiptarët musulmanë duke ju mohuar Shqiptarëve Çamë të krishterë te gjitha te drejtat njerëzore si gjuha e tj.

    Dhe këtu duhet kuptuar gjenerali nazifashist Zerva që I shkruan nje bashkëvrasësi K.Danit :” Duhet të jemi krenarë qe vrame e debuam Shqiptarët musulmanë dhe ju mundëuam malësorve fanë të zbresin në fushat pjellore dhe ti gëzojnë ato”

    Pra atyre qe e quajnë “çështje çame” le të kuptojnë se KRAHINA SHQIPTARE E ÇAMERISE ESHTE KRAHINA KRENARE E PASUR E BUKUR, BUZË DETIT JON që

    I kanë ngritur statujën e gjeneralit famëkeq Zerva për veprën e pastrimit etnik te Çamërisë Shqiptare vepër që vazhdon ende sot për të greqëzuar edhe pjesën tjeter jugore te Shqiperise

    Më 2005 Deputeti Shpëtim Idrizi ishte I pari që ju bashkua mijëra Shqiptareve te Çamërise në protestë dhe Përkujtimin e Çamërve të masakruar e të dëbuar me dhune nëKllogjer. Po ky Deputet ngriti në këmbë Parlamentin Shqiptar për të Nderuar e Përkujtuar Shqiptarë Çamë( këtu nuk mund të mos nenvizojmë se Vangjeli Shërbëtori Dhulosi, me porosi të janullatosit, nuk repektoi e nuk ngrit). Me ngritjen e Partise per Drejtësi Unitet dhe Integrim në Parlamentin Shqiptar u zgjodhën 5 Deputete Çamë dhe nën drejtimin e Shpëtim Idrizit Komuna e Konispolit. ose si ishte zyrtarizuar nën Mbretin Zog- Nënprefektura e Çamërisë nuk ju bashkua Dropullit “minoritar”Me këtë Vepër Atdhetare ju ndalua grekëve të mernin me autobuza fëmijët e Konispolit duke I çuar përditë në Filat në shkollat greke?!

    Dhe jo për to çuditur, si “shpërblim” Ilir Meta kur shkon në Athinë për këshilla tek grekët, grumbullon pranë vehtes Dhullot me sorollopët duke e “harruar”Nën Kryetarin e Kuvendit z. Shpëtim Idrizin që grekët të mos keqkuptoheshin me “këshillat” që do i drejtonin Metës

    “Miqësorët” grekë duke paguar “nacionalistat demokratë” te Tiranës me zgjedhjet e fundit arritën ta eliminojnë PARTINË ÇAME siç e quajnë ata

    Dhe kjo ndodh për fatëkeqësine e sotme Shqiptare politikanët “shqiptarë” që nga Berisha puthadori, Rama I dorezoi Kyçin e artë tëTiranës dhe xhuxhi Meta I dha shtetesine antishqiptarit më të madh janullatosit vazhdojnë bisedimet “miqësore” që përveç “harrimit të ÇAMERISE SHQIPTARE, TI FALIN DETIN, TOKAT PëR VAREZAT E USHTAREVE PUSHTUES, hapjen e sshkollave greke edhe atje ku nuk ka asnje grek.

    PRA “MIQËSI E VËRTETË” DUKE QENË NË GJENDJE LUFTE PREJ 78 VJETESH DHE NJEKOHËSISHT EDHE ANTARË NË NATO!

    ABSURDITET MË TË MADH NUK BESOI SE GJENDET NË BOTË!!

    VETËM MOS HARRONI SE EDHE NE BIBËL SHKRUHET MBASI I JEP DORËN GREKUT, NUMËRO GISHTAT”!

    Tamam siç ka deklaruar ish Drejtori I CIA-s Jorgos Tenet :”NE GREKËT JEMI KOMPLOTISTA TË LINDUR”

    Sali Bollati New York, Janar 2018

    Përgjigju ↓