SPORT

Bayerni bën ofertën e “çmendur” për Gareth Bale

21:29 - 21.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gareth Bale ka më shumë se një vëzhgues. Klubet më të fuqishme në Europë janë në gjendje gatishmërie për të ndjekur nga afër dhe në vazhdimësi situatën e uellsianit te Reali i Madridit.




Të gjithë e dinë se mes Bale dhe madrilenëve mund të vijë divorci në merkaton e verës së ardhshme. Kushte këto që kanë bërë të jenë shumë skuadra që kërkojnë të blejnë yllin e Real Madridit dhe të përfaqësueses së Uellsit.

Sipas asaj që raporton “Don Balon”, një prej klubeve të interesuara për Bale po përgatit një ofertë stratosferike me qëllim që të “rrëmbejë” uellsianin nga “Santiago Bernabeu”.

Të paktën kjo është ajo që njerëzit pranë futbollistit i kanë komunikuar presidentit Florentino Perez. Madje, krejt ndryshe nga sa imagjinohet, oferta më e madhe nuk vjen nga Premier League, por nga Gjermania.

Është skuadra e Bayern Munchen që synon të investojë shumën rekord për klubin, 100 milion euro, vetëm që të blejë ullsianin Gareth Bale.

Bavarezët po kërkojnë për pasuesin e Robben dhe besojnë se Bale mund t’u ofrojë shumë kënaqësi dhe sukses në të ardhmen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.