Kryesore

Blushi në Top Channel? E vërteta e marrëdhënieve të ish-deputetit me drejtuesit e televizionit

11:49 - 21.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas largimit të Ben Blushit nga politika, shumë nxituan të nxirrnin lajmin se ai do t’i rikthehej gazetarisë.




Në këto kohë, kur ka patur lëvizje në media, nxorën dhe emrin e televizionit se ku do të shkonte ish-deputeti socialist. Supozohej të ishte Top Channel. Por në fakt në këto lajme që qarkullojnë nuk ka asnjë gjë të vërtetë.

Burime të besueshme kanë thënë për Gazetën Shqiptare se Ben Blushi dhe drejtuesit e Top Channel nuk kanë asnjë marrëdhënie njëri me tjetrin.

Madje ky televizion, ditën e shtunë as nuk e publikoi fare lajmin, si në faqen në internetit dhe ne edicionet e lajmeve se Ben Blushi kishte dhënë dorëheqjen nga Libra. Megjithatë surpriza do të ketë…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.