EKONOMI

Emrat/ Ish-pronarët, ATP: Tokat e lira, ja kush përfiton

08:37 - 21.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ornela Manjani  – Pas hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë, i cili jep përparësi kompensimit fizik të ish-pronarëve, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përditësuar listën me toka të lira. Tokat e lira janë arë ullishte, pemëtore në Berat, Elbasan Gjirokastër dhe Korçë.

Në total janë 23 400 parcela me një sipërfaqe të përgjithshme rreth 23 mijë hektarë dhe me vlerë 37,1 milionë lekësh. Për të përfituar tokat e lira mund për aplikojnë pronarët për të cilët ka përfunduar procesi i njohjes dhe vlerësimit të pronës dhe konkretisht ato ish- pronarë që aplikuar në AKKP në vitet 1993, 1994, 1995 dhe 1996.

Ligji
Në ankandin për kompensimin fizik nuk do të marrin pjesë pronarët, të cilët kanë paraqitur dosjet për kompensim nga viti 1993 deri në vitin 1996. Në rastin e kompensimit me ankad nuk ndiqet rendi kronologjik i vendimit. Agjencia e pronave nxjerr në faqen e saj zyrtare pronat, të cilat do të nxirren në ankand për ish-pronarët dhe 20 ditë pas këtij njoftimi, pronarët duhet të dorëzojnë aplikimin në Agjenci.

Kjo e fundit brenda 10 ditëve duhet të marrë vendim për shpalljen e fituesit. Aplikimi bëhet nga të gjithë pronarët që kanë një vendim përfundimtar, i cili ka njohur të drejtën për kompensim. Si rregull duhet që vendimi për kompensim të ketë edhe vlerën financiare. Pra, pronarit i njihet një sipërfaqe toke e zënë, me një vlerë financiare prej x lekësh.

Por qeveria është e interesuar të kryejë kompensimin me ankand, ndaj në vendimin e saj parashikon që edhe kur pronarët nuk kanë një vlerësim financiar të pronës së njohur, mund të marrin pjesë. Në fondin e pasurive të paluajtshme, që mund të përdoren për kompensim fizik, bëjnë pjesë sipërfaqe toke, pronë shtetërore, të cilat nuk ushtrojnë funksion publik. ATP-ja mund të përdorë për kompensim fizik me pronë shtetërore pasuri, të cilat, në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, figurojnë në pronësi të shtetit dhe plotësojnë, të paktën, njërën nga kushtet e mëposhtme:

a) Toka të ndodhet ndërmjet ose ngjitur pronave/pronës së kthyer me vendim përfundimtar administrativ apo gjyqësor;

b) Toka të mos ketë asnjë funksion publik;

c) Toka të mos ketë vlerë më të madhe sesa vlerësimi i tokës së njohur për kompensim;

ç) Toka, fizikisht, me vërtetimin e organit kompetent për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, nuk prek infrastrukturën apo ndonjë zhvillim publik të ardhshëm. Subjektet e interesuar, të cilët disponojnë një vendim përfundimtar që ka njohur të drejtën e kthimit dhe kompensimit të pronës, që të përfitojnë kompensim fizik, sipas këtij kreu, duhet të paraqesin:

a) kërkesën për kompensim fizik me pronë shtetërore, pranë ATP-së;

b) sipas rastit, vendimin përfundimtar të ish-AKKP-së, ish- ZRKKP-së, ish-KKKP-së apo vendimin gjyqësor përkatës, që njeh të drejtën e kthimit dhe kompensimit të pronës, shoqëruar me planvendosjen e vendimit;

c) vërtetim nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për statusin juridik të pronës që kërkohet, shoqëruar me kartelën e pasurisë dhe hartën treguese; ç) vërtetimin nga bashkia se sipërfaqja e tokës, sipas studimit dhe/ose gjendjes faktike, nuk ka funksion publik.

 

Listën e plotë me emrat e gjeni në “Gazeta Shqiptare” print. Në çdo pikë shitje të gazetave


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.