BOTA

Erdogan: Ne jemi 80 milionë turq, bashkë me boshnjak dhe shqiptar

21:35 - 21.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka folur para mijëra qytetarëve në qytetin e Bursës.




Erdogan ka folur rreth operacionit kundër militantëve kurd në Siri, ku ka filluar të bombardojë përmes aeroplanëve caqet e tyre.

“Ne do ta përfundojmë operacionin në një kohë shumë të shkurtër”, tha Erdogan rreth operacionit në Afrin.

Erdogan, i cili dha edhe një mesazh uniteti, nuk harroi shqiptarët dhe boshnjakët.

Presidenti turk numëroi minoritetet që jetojnë brenda Turqisë, duke thënë se të gjithë janë një.

“Nuk ka ndarje këtu. Këtu ka vetëm unitet. Këtu ekziston vetëm një komb. Ne jemi 80 milionë turq, kurd, laz, çerkez, gjeorgjian, romë, boshnjak dhe shqiptar”, tha lideri turk.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.