SPORT

Fino thumbon kundërshtarët: Drejtësia nuk harron

16:36 - 21.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkim Fino, kandidati për kreun e FSHF-së që do të zgjidhet më 7 shkurt, përmes një statusi në “Facebook” shkruan se pastërtia dhe drejtësia janë pikat kryesore të platformës së tij.




Fino ka thumbuar edhe kundërshtarët e tij duke u shprehur se futbolli në këto vite është drejtuar nga shoqata fantazmë.

Statusi i Finos

 

Sqarim për keqdashësit e futbollit

Pastërtia dhe drejtësia në futboll është pika më kryesore e platformës sime. Më vjen keq që për kaq vite është abuzuar me ilegalitet dhe shoqata fantazmë. Më vjen keq që për kaq vite është mashtruar një komunitet i tërë futbolli. Më vjen keq që disa persona kanë pretenduar në mënyrë joligjore që janë përfaqësues të disa organizimeve që merren me fëmijët. Me të ardhmen e vendit tonë. Më vjen keq që disa figura të njohura të sportit janë keqpërdorur ligjërisht. Të gjithë këto figura të njohura të sportit kanë thënë njëzëri: – “Nuk dimë gjë për pjesën e regjistrimit dhe pjesën ligjore. Ato i ka marrë përsipër Federata”. Drejtësia vonon, por nuk harron. Deri në fund, për një futboll të pastër dhe të ligjshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.