OPINION

“Gjaku do të lahet nga trotuari, fakulteti do të harrojë…familja do të mbajë zi për ty”

21:01 - 21.01.18 Dorjana Bezat
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fundjavë e trishtë janari…Mund të jesh duke ecur nën shi me familjarët e tu, kur papritur bëhesh shoshë nga plumbat dhe gjaku yt lan trotuarët…




Sa trishtim! Sa e brishtë është jeta në vendin tim! Vritesh se refuzon të ndjesh për dikë. Vritesh se nuk lejon që të bëhesh vegël në dorën e një burri. Vritesh sepse do të jetosh ëndrrat e tua. Vritesh sepse ke guximin të thuash jo. Vritesh shumë lehtë vritesh, sepse në këtë vend fatkeqesisht mund të gjesh kollaj një armë.

Nuk të kam njohur Ariela, as vrasësin tënd nuk e njoh, por më preku në shpirt kur pashë trotuarin ku ti dhe frymën e fundit. Kam parë shumë skena krimi (fatkeqësisht) dhe nuk më prekin as shiritat e policisë, as gëzhojat, as njollat e gjakut. Ikja jote më preku. Ike sepse doje të ishe e lirë. Ike sepse vendimet doje t’i merrje vetë.

Ditët do kalojnë pas kësaj, gjaku do të lahet nga trotuari, Fakulteti i Drejtësisë do të harrojë se dikur të kishte studente, familja do të mbajë zi për ty dhe në statistika do të jesh një viktimë më shumë.

Unë nuk e dua këtë për ty! Je shumë e pafaj! Ky vend duhet të kumbojë për ikjen tënde! Mund të gjenden shumë argumente se cfarë e shtyu vrasësin tënd të marrë këtë vendim për ty dhe për vete, por cfarë mund të themi për armën?! Çfarë do një pistoletë plot plumba në dorën e një infermieri??? Edhe sa të pafajshëm do të vriten nga kjo lehtësi e llahtarshme për të gjetur një armë.

Prehu në paqe Ariela, kaq mund të uroj për ty tani!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.