POLITIKË

Kryemadhi për protestën e 27 janarit: Të harrojmë flamurin partiak

19:04 - 21.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e LSI ka zhvilluar një takim me strukturat e njësinë numër 11 në Tiranë.




Kryemadhi bëri edhe njëhërë thirrje për protestën e 27 janari, pasi sipas saj duhet t’i japim fund pabarazisë.

Kryetarja e LSI, tha se shqiptarët duhen të ndërgjegjësohen dhe të harrojnë flamurin partiak.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

“Ne nuk jemi dakord me këtë pabarazi që ekziston dhe të gjithë duhet të protestojmë më 27 janar. Është koha që të zgjohemi dhe të bëhemi të gjithë bashkë kundër pabarazisë. Mjerimi në vend po shtohet çdo ditë. Ne kërkojmë që i gjithë institucioni të sillet ndaj qytetarëve në mënyrë të barabartë dhe ky nuk është mëkat. Por mëkati ynë më i madh është nëse ne do rrimë indiferentë ndaj pabarazisë. Në 27 janar të zgjojmë ndërgjegjen kombëtare dhe të harrojmë flamurin partiak”- tha Kryemadhi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.