AKTUALITET

Nën hetim prej një viti nga Prokuroria, Julian Balliu vazhdonte të ngrihej në detyrë

15:47 - 21.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Julian Balliu, ish-shefi i Qarkullimit Rrugor në Lushnjë, ka qenë prej gati një viti në nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të  Rënda, por vetëm një ditë më parë për të u vendos masë sigurimi.




Ish-shefi i Qarkullimit Rrugor, u denoncua në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku ai shfaqet duke bërë pazare me lëndë narkotike.

Balliu ishte nën hetim nga Krimet e Rënda për një ngarkesë droge prej 2.5 tonë hashashi, që janarin e vitit të kaluar kaloi nga Porti i Durrësit në rimorkion e një kamioni, për t’u kapur në Ankona të Italisë.

Top channel shkruan, se ndaj Balliut, gjatë një viti hetimesh nuk ishin marrë masa shtrënguese, me qëllim që hetuesit të arrinin te personat e tjerë të dyshuar të këtij rrjeti trafiku, që dyshohen të kishin poste më të larta në Policinë e Shtetit.

Gjatë kësaj kohe, Balliu ka marrë disa emërime në detyra të ndryshme. Por, fakt është që gjatë një viti, përveç emrave të personave që rezultuan të implikuar drejtpërdrejt në këtë rrjet, nuk janë zbuluar persona të tjerë.

E aktualisht, Julian Balliu, i cili ndonëse nuk rezulton në sistemin “TIMS” të ketë dalë jashtë vendit, gjasat janë që ai të jetë arratisur jashtë Shqipërisë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.