Show-Bizz

Oriola Marashi ‘ndez’ rrjetin, por komenti i Ermal Mamaqit e kap “mat”

21:52 - 21.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Oriola Marashi është padiskutim modelja më seksi e momentit dhe fama e saj po rritet goxha dita-ditës. Rrjetet sociale të saj janë të mbushura me foto “Hot” dhe detyrimisht nuk mund të anashkalohen pa u komentuar. Së fundmi, ajo ka postuar një fotografi në të cilën shfaqet tejet elegante, e veshur me një fustan të gjatë.




Fustani i gjatë i hapur te pjesa e gjoksit dhe këmbët, bëri që ajo të “ndezë” rrjetin me këtë imazh.

Image

“Faleminderit shum bashkepunetoreve me te mire shqipetare prej te cileve u duka kshu…”, shkroi ajo, por siç duket sipas Ermal Mamaqit, modelja seksi nuk ka përdorur fjalën e duhur në shkrimin e saj.

Bëhet fjalë për “u duka”, për të cilën Ermali ka komentuar disa emoji duke qeshur me lot. Por ky koment nuk është se i ka pëlqyer shumë Oriolës, e cila ia ka kthyer me atë fytyrën si konfuze të maçokut.

Image


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.