Intervista

Producenti i njohur amerikan Joe Boyd flet për muzikën shqiptare me saze

16:55 - 21.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Producenti amerikan me famë botërore Joe Boyd ka regjistruar albumin e tij të ri me një grup këngëtarësh dhe muzikantësh shqiptarë jugorë. Është një regjistrim i muzikës polifonike shqiptare që i kujton atij rininë ‘rock ‘n’ roll’




Njohësit e muzikës së viteve ’60 dhe më tej mund ta njohin emrin e Joe Boyd, producentin e albumeve të grupeve si ‘Pink Floyd’ dhe ‘10,000 Maniacs’. Por ai nuk ka regjistruar një album të ri për më shumë se një dekadë – deri tani. Albumi i tij i fundit paraqet muzikë tradicionale shqiptare të regjistruar në Shqipëri. Në një intervistë për Vicki Barker për rrjetin amerikan NPR, (Radio Publike Kombëtare), Joe Boyd ka folur rreth albumit të ri dhe ekperiencës së tij në Shqipëri.

Intervista e plotë

Vicki Barker: Joe Boyd dhe gruaja e tij Andrea Goertler janë në apartamentin e tyre në Londër. Muzika që mbush dhomën na çon në malet në Shqipërinë jugore ku një bari dhe qeni i tij janë rrethuar nga banditët, të cilët i plotësojnë bariut dëshirën e fundit – e lejojnë t’i bjerë flautit për herë të fundit. Në luginën poshtë, e dashura e tij dëgjon melodinë e egër dhe të dhëshpëruar dhe menjëherë kupton gjithçka.

Joe Boyd: Bariu është në prag të vdekjes, delet ja kanë vjedhur, qenin ja kanë vrarë. Dhe kjo këngë shfaqet në forma të ndryshme në të gjitha tokat ku flitet shqip.

Vicki Barker: Mirë se vini në botën e muzikës me saze, bota e barinjve dhe banditëve, e partizanëve që luftojnë pushtuesit e huaj, e historive të heroizmit dhe tragjedisë. Kjo përzierje e butë e zërave quhet iso-polifoni.
Joe Boyd: Disa njerëz spekullojnë se iso-polifonia është aq e lashtë sa Homeri, dhe ndoshta kjo është ajo që sirenat po këndonin kur joshën Uliksin tek shkëmbinjtë.

Vicki Barker: Iso-polifonia gjithashtu ka shoqëruar dasmat shqiptare, të korrat, funeralet dhe festivalet në mijëvjeçare. Është një nga traditat vokale më të vjetra të botës. Kur shqiptarët ruralë filluan të migronin në qytete në fund të shekullit të 20-të, përplasja që rezultoi me instrumentet moderne ishte sizmike dhe transformoi muzikën e vendit.
Për shumë dekada, muzika me saze mbështetej nga qeveria komuniste, por izolimi politik dhe gjeografik i Shqipërisë dhe mungesa e studiove të përshtatshme bëri që shumë pak regjistrime të arrinin botën e jashtme. Përmes këtij albumi, më në fund muzika me saze do njihet në të gjithë botën, një muzikë shumë akustike, madhështore dhe që nuk ekziston në asnjë vend tjetër. Por nuk ishte e thjeshtë të mblidhje së bashku këngëtarët dhe instrumentistët. Kur ra komunizmi në Shqipëri, yjet e muzikës saze u shpërndanë. Vokalisti Robert Tralo u bë prift ortodoks dhe dy vokalistet femra, Donika Pecallari dhe Adriana Thanou emigruan në Greqi.

Joe Boyd: Donika shpesh kthehej në Shqipëri për të kënduar në festivale pasi ishte e përkushtuar të mbetej pjesë e skenës ndërsa Adriana kaloi në depresion dhe nuk këndoi më për 25 vite.

Vicki Barker: Cila ishte arsyeja që ishe kaq i vendosur të bëjë këtë album?

Joe Boyd: Kjo formë muzike është akoma shumë e pavetëdijshme, thjesht ekziston. Megjithëse është e rrethuar nga zhurmat moderne, ekziston në një mënyrë shumë të pavetëdijshme

Vicki Barker: Në muzikën me saze, Boyd ka gjetur edhe një herë llojin e virtuozitetit dhe spontanitetit të pavetëdijshëm që në fillim e tërhoqi ndaj muzikës rock në vitet ’60.  /a.k/ Gazeta Shqiptare


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.