AKTUALITET

Reshje dëbore në Kukës, rrugët që duhet të bëni kujdes

22:00 - 21.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I gjithë qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje të dëndura dëbore me intensitet të lartë.Lartësia e borës në qytete arrin 8-12 cm.




Aktualisht të gjitha akset rrugore nacionale që përshkojnë qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme por me vështirësi dhe me paisje dimërore.

Mjetet e firmave kontraktore janë në gadishmëri me kapacitet të plotë dhe po ndjekin situatën.

Raportimet e fundit nga Kukësi bëjnë me dije se në tunelin e Kalimashit trashësia e borës shkon në 15 cm,  e njëjta situatë është edhe në Qafë Tobel dhe Qafë Lushë.

Ndërkohë në Qafën e Morinë trashësia e borës shkon në 16 cm, ndërsa në Qafë Prush dhe Valbonë 35 cm.

Në përgjithësi i gjithë qarku po furnizohet me energji elektrike me përjashtim të Njësive administrative  Margegaj  dhe Tropojë e Vjetër të Bashkisë Tropojë dhe fshati Pistë dhe njësisë administrative Malzi të Bashkisë Kukës.

Defektet janë në linjat e furnizimit  të tensionit të lartë dhe të ulët(këputje telash).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.