AKTUALITET

Gazetarja tregon rastin: Si më kërcënoi me jetë i dënuari për vrasje pas intervistës

23:18 - 22.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, edhe gazetarja Klodiana Lala ka treguar një histori në të cilën është kërcënuar me jetë.




Gazetarja Lala tha se gjatë një interviste që kishte kryer me 80-vjecarin Shaban Norja i dënuar me burgim të përjetshëm pasi vrau 18-vjeçaren Aishe Vata në vitin 2012, e kishte kërcënuar me jetë.

“Pas një interviste që unë realizova me të, ai kishte thënë se po të ishte jashtë do të më kishte vrarë siç vrau Aishen. Ndjeva frikë në fillim, por më pas duke menduar se është në burgim të përjetshëm nuk pata frikë. Nuk pata frikë edhe sepse jam një femër e lirë, por edhe sepse kam denoncuar një fenomen shqetësues, kam nxjerrë me zë dhe me figurë një person që tregon makabritetin e tij” tha Klodiana Lala.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.