Tech

Hapet supermarketi i parë ku nuk duhet të paguani

15:20 - 22.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Amazon-i po zë vend në një epokë të re për blerësit duke hapur supermarketin e saj të parë, pa staf apo kasë për të llogaritur shpenzimet dhe kryer pagesën.




Kompania do të hapë dyert për Amazon Store në qytetin e saj të Seattle në publik.

Blerësit që kanë aplikacionin Amazon Go mund të hyjnë në dyqan, të zgjedhin produkte nga raftet ndërsa monitorohen nga kamerat.

Teknologjia tregon se llogaritë e tyre në Amazon do të faturohen automatikisht për blerjet e kryera, pa pasur nevojë të skanojnë artikujt.

Dyqani, i cili është i hapur pesë ditë në javë nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 9 në mbrëmje, rezervon ushqim të gatshëm si edhe produkte të ndryshme ushqimore.

Supermarketi përdor mini-sensorë dhe kamera të vendosura në tavan për të identifikuar secilin blerës e për të gjurmuar produktet e përzgjedhura prej tyre, në një proces qe eliminon nevojën e faturimit.

Pagesa do të tërhiqet nga kartat e kreditit të klientëve kur ata të largohen nga dyqani.

Përpara se të hynë atje, blerësve do t’iu duhet të aktivizojnë aplikacionin e “Amazon Go” në celularët e tyre të cilët më pas do t’i skanojnë.

Në faqen e saj të internetit, Amazon thotë se motivi i krijimit të dyqanit ishte të siguronte një përvojë pazari ku konsumatorët nuk duhet të presin në radhë. Ajo thuhet se ka testuar dyqanin që nga fundi i vitit 2016-të.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.