SHËNDET

Hidratoni organizmin me lëng turshie

11:15 - 22.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lëngu i turshisë jep më shumë rezultate kundër ngërçit apo dhimbjeve muskulore se sa vetë uji, kjo pasi ky lëng ka efekt të menjëhershëm kundër dhimbjes, duke ndaluar sinjalet e saj në rrugëtimin e tyre nga nervat tek muskujt.




Gjithashtu, ky lëng është i pasur me natrium dhe kalium dhe përshpejton hidratimin. Pas një djersitjeje afatgjatë, ky lëng e ndihmon trupin të rikthejë shpejt nivelet e elektroliteve të nevojshme.

Edhe nëse po përpiqeni të humbisni peshë, atëherë me siguri do të qëndroni larg pijeve me shumë kalori.

Gjatë stërvitjes është më mirë të pini lëng turshie se sa pije të tjera kalorike që mund të jenë të shijshme, por nuk kanë të njëjtin efekt në marrjen e elektroliteve apo zbutjen e dhimbjeve muskulore.

Vlen të theksohet se lëngu i turshive ka sasi të larta vitamine C dhe E, që janë edhe antioksidantë të shkëlqyer, e mbrojnë organizmin nga molekulat e dëmshme, ose siç njihen ndryshe, radikalet e lira.

Gjithashtu, vitaminat C dhe E forcojnë sistemin imunitar dhe luajnë rol fantastik për organizmin.

Më tej edhe uthulla te lëngu i turshisë ndihmon me tretjen. Ushqimet e fermentuara janë shumë të mira për sistemin tretës, sepse inkurajojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve të mira në stomak.

Ndoshta ky lëng mund t’ju lërë një shije të tharët në gojë në fillim, por në fakt ndihmon kundër aromës së keqe të saj. Herën tjetër kur të hani turshi, mos e derdhni lëngun, por ruajeni atë. Edhe nëse momentalisht nuk ju pëlqen shija, do të mësoheni të shfrytëzoni vlerat e tij në të ardhmen.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.