Tech

Instagram njofton ndryshime

14:24 - 22.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Instagram është kompania më e fundit e teknologjisë që premton një goditje ndaj gjuhës së urrejtjes, pas kritikave se nuk po bënte mjaftueshëm për të hequr postet sulmuese nga aplikacioni i saj.




Kompania e teknologjisë në pronësi të Facebook, së bashku me Google+, është zotuar të heqë fjalët e urrejtjes brenda 24 orëve nga ajo që raportohet, si pjesë e kodit të sjelljes së Komisionit Europian për gjuhën e urrejtjes.

Facebook, YouTube, Twitter dhe Microsoft kanë angazhuar tashmë kodin, me rezultate inkurajuese, pohoi Komisioni.

“Interneti duhet të jetë një vend i sigurt, pa fjalë të paligjshme të urrejtjes, pa përmbajtje ksenofobike dhe raciste”, tha Vĕra Jourová, Komisionere e Bashkimit Europian për Drejtësinë, Konsumatorët dhe Barazinë Gjinore.

“Kodi i Sjelljes tani po provon të jetë një mjet i vlefshëm për të trajtuar me shpejtësi dhe me efikasitet përmbajtjen e paligjshme”.

Dy të tretat e gjuhës së urrejtjes të raportuara nga organet publike dhe organizatat joqeveritare ishin hequr, tha Komisioni.

Shkalla është rritur vazhdimisht nga 28 përqind në 2016-wn dhe 59 përqind në një monitorim të dytë në maj 2017-të.

Gjuha e urrejtjes e mohuar përcaktohet në ligjin e Bashkimit Europian si nxitje publike për dhunë ose urrejtje drejtuar grupeve ose individëve në bazë të karakteristikave të caktuara, duke përfshirë racën, ngjyrën, fenë, prejardhjen dhe origjinën kombëtare ose etnike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.