SPORT

Itali, Hysaj fiton derbin me Berishën

09:01 - 22.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në javën e 21-të të Serisë A, Napoli i Elsedid Hysajt ka kaluar një pengesë shumë të vështirë. Kryesuesit e kampionatit kanë fituar 0-1 në Bergamo, në fushën e Atalantës dhe shkëputen përkohësisht 4 pikë nga Juventusi, që e luan sot ndeshjen e tij.




Pavarësisht rezultatit të Juves, napolitanët do të mbeten në vend të parë. Portieri i Atalantës, Etrit Berisha, ka bërë një ndeshje të shkëlqyer, duke bërë disa pritje vendimtare, por në minutën e 65-të u mposht nga belgu Martens, i cili doli i lirë në zonën e rreptësisë, ndërsa goli i shënuar krijoi jo pak polemika në lidhje me pozicioni jashtë loje të sulmuesit.

Një fitore shumë e rëndësishme për Napolin, një hap përpara në lidhje me objektivin e titullit kampion. Jo më kot Hysaj me shokë kanë festuar pas ndeshjes sikur të kishin fituar një trofe. Tani titulli është edhe më i prekshëm. Të dy lojtarët kuqezi, Etrit Berisha dhe Elesid Hysaj, të cilët ishin kundërshtarë në këtë 90-minutësh luajtën titullarë.

Sampdoria e nisi vitin 2018 me fitore, duke mposhtur 3-1 Fiorentinën në “Luigi Ferraris” me tripletën e Kuajliarelës. Me këtë sukses të besuarit e Marko Xhampaolos u ngjitën në kuotën e 33 pikëve në vend të gjashtë pas 20 ndeshjesh. Ish-ylli i Juventusit, Fabio Kuajliarela zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer duke realizuar tre gola.

Fillimisht ai i kaloi vendësit në avantazh kur u mbush gjysmë ore lojë pas asisit të Ramirez. 45 minutat e para u mbyllën me avantazhin minimal, ndërsa në të dytën Sampdoria shënoi edhe dy herë të tjera me 34-vjeçarin. Brenda tetë minutash Kuajliarela realizoi dy gola mjaft të bukur, duke e vendosur në kasafortë fitoren (60′, 68′). Në fund Fiorentina shënoi golin e nderit me anë të Sançezit pas asisit të ish-milanistit Saponara (80′).

Lacio e Thomas Strakoshës mposhti Kievon me rezultatin 5-1, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e tretë. Gardiani shqiptar bëri një paraqitje mjaft të mirë në sfidën e sotme, duke treguar edhe njëherë talentin e tij. Një ditë e errët për Beneventon e Ledjan Memushajt dhe Berat Gjishitit.

Shqiptarët nuk i kanë sjellë fat skuadrës së tyre, teksa janë mundur në transfertë nga Bolonja me rezultatin 3-0.

Kujtojmë që Benevento vinte në këtë takim pas 2 fitoresh radhazi. Sasuolo-Torino dhe Udineze-Spal u ndalën në barazim 1-1, ndërsa Krotone e Arlind Ajeti arriti të fitonte në transfertë ndaj Veronës me rezultatin 0-3. Mbrojtësi i Kombëtares e ndoqi takimin nga stoli i rezervave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.