EKONOMI

Jeni në proces legalizimi? ALUIZNI jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët e Tiranës

14:33 - 22.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithë qytetarët e Tiranës që janë në proces legalizimi, nuk do të duhet të paraqiten më pranë zyrave të ALUIZNI-t për të bërë lidhjen me UKT-në.




Njoftimi është dhënë nga Bashkia e Tiranës, e cila thekson se që prej ditës së nesërme, 23 janar, të gjithë qytetarët që kanë objekte në proces legalizimi, nuk do të kenë më nevojë që të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t për t’u pajisur me vërtetime për të bërë lidhjen me UKT-në.

Kjo pai, ky shërbim do të kryhet direkt nga vetë Drejtoria e Ujësjellës Kanalizime Tiranë, sipas marrëveshjes së bërë midis dy institucioneve, ALUIZNI-t dhe UKT. Kjo marrëveshje ka si qëllim formalizimin e bashkëpunimin për shkëmbimin e informacionit në funksion të efektivitetit, reduktimit të kostove administrative dhe ofrimin e shërbimit ndaj qytetarëve.

Në këtë tmënyrë, Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë i është siguruar e drejta e hyrjes në bazën e të dhënave të aplikimeve për legalizim të ndërtimit pa leje nëpërmjet portalit “e-Albania”.

“Në ditët në vijim, sipas një kalendari, një marrëveshje e tillë që lehtëson punën dhe shkurton sorollatjet e qytetarëve, do të shtrihet edhe në Drejtoritë e tjera të vendit.” thekson ALUIZNI


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.