EKONOMI

Legalizimet/ Flet Artan Lame, ja çfarë do të ndryshojë në qershor

16:27 - 22.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

ALUIZNI dhe Hipoteka do t’i japin zgjidhje ngërçit të krijuar mes tyre, duke zhbllokuar praktikën e hipotekimit për 28 mijë e më shumë dosje, ende të paregjistruara.




Kjo reformë pritet të realizohet në qershor të këtij viti, duke i dhënë fund problemit të mospërputhjes së hartave.

Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame i ftuar në “Vizion Plus”, është shprehur se si referuese do të merret harta me të cilën punon institucioni që ai drejton sepse matjet që ndodhen aty janë të përditësura dhe se matjet vijnë nga terreni.

Lame theksoi se unifikimi i hartave do t’i sjell zgjidhje për rastet e mbivendosjes.

 “Hipoteka ka një problem të hershëm, që e ka zanafillën në 1912. Nuk është çështje që mund të zgjidhet brenda një dite. Kemi të bëjmë me një plagë të mahisur prej një shekulli në sistemin e regjistrimit të pasurive të shtetit shqiptar. Shtuar kësaj, problematikat e ditëve të sotme, të cilat kanë ardhur sa prej politikës, aq edhe prej mungesës së vullnetit dhe mbivendosjes së ligjeve njëri pas tjetrit. Sa u takon hartave, ALUIZNI ka harta me vlerë joligjore, por të sakta. Hipoteka ka harta me vlerë ligjore, por jo të sakta. Kjo, sepse ALUIZNI ka shkuar shtëpi më shtëpi për të bërë matjet. Me bashkim, synojmë të bëjmë pikërisht këtë, të unifikojmë hartat. Për ato raste kur ka mbivendosje, probleme hartografike, të përdorin hartografinë e ALUIZNI-t pasi është më e saktë”, theksoi Lame.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Prape Usta Lameja ,ky koketul qe cirret per mustaqet e celos kur flet per histori.Na dekllaron te qena e te pa qena qe nefund te fundit Ai dhe Rama tash dy mandate i kane bere Mu.in.Kush i ka penguar dhe kush i ka detyruar keta Hajdute keto vite te rakordonin Hartat.Nuk eshte e vertete qe aluizmi ka harta te sakta per vete faktin se pronat i takojne Hipotekes me ligj e me rregull dhe Vetem nje pjese e vogel e Vjedhur nga hajdutet dhe i ndihmuar nga Sala e Rama Lameja trajtohet nga aluizmi.Ndryshojne Skemat per te kamufluar vjedhjet e Lames qe me marrjen apo kapjen e Hipotekes kerkon te mbylle shtigjet e kontrollit te abuzimeve.Ku merr vesh ti koke bile nga hartat, nuk je as inxhinjer as Topograf por vetem nje llapaqen Hajdut. E keni vene re sa i urte eshte bere se pse ka rene ne bakllava e revani ky qafir qe na con ne kohen e turqise.Jazek….Kane me shume se dy vjet pronaret e vjedhur qe megjithse i ka dale vleresimi ne “Fletore Zyrtare” nje kokerr leku se kane marre.Hajdute, Hajdute e baballare Hajdute nje ta dini me siguri :Zoti do ju Denoje o Rjepacake e Bythgrisur….

    Përgjigju ↓
  2. Uroj të jenë bërë realitet përditësimet e hartave,se në drejtorin e legalizimeve të objekteve në zonat turistike përditësimi bëhej me fotot e printuara nga Google dhe jo nga hartet vektor sikundër e kërkonte rregullorja!

    Përgjigju ↓