BOTA

Lufta në Siri, Erdogan: Kemi një marrëveshje me Rusinë

18:01 - 22.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Turqisë, Tayyip Rexhep Erdogan deklaroi se Turqia kishte një marrëveshje me Rusinë, e nuk do tërhiqej mbrapsht në operacionin ushtarak kundër militantëve kurdë në rajonin Afrin të Sirisë, të cilët mbështetetn nga SHBA. Erdogan nënvizoi se Ankaraja nuk do të merrte kurrsesi një hap prapa nga operacioni.




Në një fjalim në kryeqytetin e Ankarasë, Erdogan u zotua se Turqia do të marrë kontrollin plotë të Afrinit, ashtu siç kishte bërë edhe me zona të tjera në Siri dhe sipas tij, të gjithë sirianët do të mund të ktheheshin në shtëpi. Turqia vazhdon të deklarojë synimet që ka për  Sirinë veriperëndimore, ndërkohë që shqtësimet e komuntitetit ndërkombëtar rreth operacionit ushtarak tre-ditor në Afrin, sa vijnë e po rriten.  Forcat turke dhe aleatët e tyre sirianë nisën operacionin ditën e shtunë në përpjekje për të asgjësuar terroristët kurdë nga zonat veriperëndimore të Sirsë. Shtetet e Bashkuara, që po mbështesin kurdët në betejën ndaj Shtetit Islamik në Siri, u shprehën tejet të shqetësuar për situatën dhe bënë thirrje për përmbajtje. Por Erdogan tha se Turqia ishte e vendosur të arrinte qëllimin  e saj.

Nga ana tjetër edhe Moska, pasi tërhoqi trupat e saj ushtarak të vendosur në Afrin, ka bërë thirrje për përmbajtje dhe nuk ka konfirmuar dritën jeshile për operacionin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.