OPINION

As në varr nuk do e kesh tënden, pse e vrave?

15:40 - 22.01.18 Jeta Toçila
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse për ty është fundi i botës kur të refuzon një vajzë, pse duhet ti japësh fundin dhe asaj? Ti nuk e pranove dot një jo, a thua se e kishe për herë të parë? Të gjithëve u ndodh të paktën një herë në jetë të marrin një “Jo” si përgjigje. Nuk e dije që bota është e pasur me alternativa? Por ti nuk durove dot ta shihje atë vajzë rrugës të lirë. Ti nuk doje të kuptoje se ajo kishte ëndrrat e saj, ta pavarura nga të tuat. Ti nuk mendove për rininë e saj, të ardhmen, lumturinë që e priste.




Ty nuk tu dhimbs e as të frenoi buzëqeshja e munguar e bijës së dashur për zemërvrarët familjarë. Ti ftohtësisht nuk e ndjeve kurrë shpirtin e saj. Sepse ti nuk e dashuroje, as nuk e doje. Ti thjesht e lakmoje. Dhe si lakmitari shpirtzi ti doje ta kishe tënden. Ta përvetësoje si objekt e të mburreshe me arritjen tënde. Ti mendove se duke e vrarë do ia merrje jetën. Por ja që as me të vrarë ti nuk e bërë tënden as mendjen, as shpirtin, as jetën e asaj që ndiqje e përndiqje. As në varr nuk do e kesh tënden. As përtej kësaj jete nuk do mundesh.

Atëherë pse e vrave? Të shpëtoje veten nga të ndjerit i dobët? Por as i fortë nuk u bëre dot. Arma nuk të bën të tillë. Ti u bërë thjesht një vrasës në listë statistikash dhe faqe gazetash, një helmatisje për familjen tënde, një gropë septike për gjindjen. Ti do harrohesh shumë shpejt, bashkë me historinë tënde. Ashtu janë harruar edhe të ngjashmit e tu. Por frika ime e madhe është që si ty mund të vazhdojnë të shfaqen të tjerë…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.