BOTA

Papa Françesku i kërkon falje popullit të Kilit, arsyeja

22:09 - 22.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Papa Françesku ka kërkuar falje për deklaratën, që bëri javën e kaluar në Kili, duke mbrojtur një peshkop i cili akuzohet nga viktimat e abuzimeve seksuale prej priftërinjve se ka mbajtur të fshehura disa çështje të tilla.




“U kërkoj falje të gjithëve nëse i kam lënduar pa e kuptuar këtë, por ishte një plagë që e shkaktova pa e kuptuar”, ka thënë Papa Françesku, raporton Reuters.

Të enjten, Papa tha se viktimat, të cilët kishin akuzuar peshkopin Barros, po kryenin shpifje.

Për këtë çështje, Papa u kritikua hapur nga Kardinali i Bostonit, Sean O’Malley, i cili tha se me këtë deklaratë, Papa Françesku bëri që të gjithë viktimat e abuzimit seksual nga priftërinjtë të ndihen të braktisur


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.