AKTUALITET

Pastori tregon rastin e një zyrtari: Si tentoi vetëvrasjen pasi e tradhtoi gruaja

23:13 - 22.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pastori i njohur Akil Pano ka treguar një rast të një zyrtari të administratës, që siç theksoi ai kishte tentuar edhe vetëvrasjen, pasi e kishte tradhtuar bashkëshortja.




I ftuar në emisionin “Studio e Hapur”në Neës24, ku u diskutua ngjarja e rëndë e vrasjes së Ariela Muratit, pastori tha se i janë dashur të paktën 6 muaj zyrtarit të administratës që të largohet nga gjendja e rëndë depresive.

“Një person pjesë e administratës ishte në një gjendje të rënduar pasi bashkëshortja e tij e kishte tradhtuar me dikë tjetër. Ai më tregoi të gjitha detajet, kishte gjetur një armë dhe kishte vendosur që të kryente aktin final. Ne kemi bërë një punë kolosale prej të paktën 6 muajsh me seanca nga 3 herë në javë. Pas kësaj ai u ndërgjegjësua që ai veprim do të kishte shkaktuar një humbje të madhe për të” tha Akil Pano.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.