SPORT

Përcaktohet kalendari, java e 17-të e Superligës do të luhet të premten

12:17 - 22.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndeshjet e javës së 17-të të Kategorisë Superiore do të luhen të gjitha të premten, pas vendimit që ka marrë FSHF për t’i afruar me një ditë si pasojë e faktit që Policia e Shtetit nuk merr përsipër mbarëvajtjen e rendit të shtunën, për shkak të një tubimi politik.




Dje FSHF-ja ka caktuar edhe oraret e sfidave, të cilat do të luhen në këtë datë, duke caktuar tri ndeshje në orën 14:00 dhe dy të tjerat në orën 17:00.

Java e 17-të do të hapet me duelet Luftëtari-Skënderbeu, Teuta-Lushnja dhe Kamza-Laçi, të cilat luhen në orën 14:00 dhe do të shohë garë të hapur mes skuadrave që luftojnë për objektiva të ndryshëm.

Ndërkohë, në orën 17:00 do të luhen dy ndeshjet e tjera, me Vllazninë që pret Kukësin në Shkodër, ndërsa Flamurtari pret Partizanin në Vlorë.

Superliga

Java e 17
Të premten
Luftëtari-Skënderbeu 14:00
Teuta-Lushnja 14:00
Kamza-Laçi 14:00
Vllaznia-Kukësi 17:00
Flamurtari-Partizani 17:00


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.