Kryesore

Rama flet për negociatat Shqipëri-Greqi: Ja për çfarë kemi rënë dakord

21:28 - 22.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka folur sotnë Report Tv, lidhur me negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë, mes ministrave Bushati dhe Kotzias për zgjidhjen e çështjeve mes dy vendeve, duke theksuar se Shqipëria dhe Greqia janë drejt nënshkrimit të një partneriteti strategjik. Marrëveshjet, tha Rama, do nënshkruhen në pranverë kur ai të takojë homologun e tij grek, Tsipras.




Për çfarë është rënë dakord nga negociatat mes Bushatit dhe Kotzias?
Që nga Ligji absurd i Luftës deri tek çështje që kanë të bëjnë me jetësimin maksimal të shqiptarëve që jetojnë në Greqi, lidhur me procedura që kanë qenë pengesë e rëndë për ta.

Thatë që shpresoni të hiqet ligji i luftës, një nga çështjet është ajo e pronave, ka një dekret mbretëror. Do kalojë në Kuvend?
Do kalojë në procedurat ligjore të shtetit fqinj dhe do jetë një dokument që do ti mbetet historisë dhe jo një ligj në fuqi që na ka penguar të shkruajmë historinë e re.

Do ketë një traktat miqësie?
Synimi është të nënshkruajmë një dokument të partneritetit strategjik. Të gjitha çështjet që për ne kanë pasur rëndësi dhe u bënë një periudhë e nxehtë mes nesh dhe palës greke janë në tavolinë dhe po negociohen për të gjetur një zgjidhje përfundimtare. E shkuara na ka mësuar se këto çështje për arsye të caktuara, kthehen në problem mes vendeve, mes shteteve, në problem i panevojshëm.

Kur do nënshkruhen? Gjatë takimit tuaj me Tsipras?
Do të takohem në ditët në vijim me kryeministrin Tsipras, pasi do jemi në Davos. Mbetet një fazë tjetër e saktësimit të elementëve që kanë të bëjnë me marrëveshjen e arritur në linja të gjëra me pas detajohet në dokumente që do të marrin vlerë qoftë ligjore qoftë edhe përsa i përket asaj që thashë të një platforme të re të partneritetit strategjik.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Bathe, bathe po nje kokerr.Problemet jane shtruar ne tavoline….Mire xhanem po cfare u firmos…nje traktakt miqesie,..nje mareveshje ekonomike…nje mareveshje kulturore cfare pra…. Hic….

    Përgjigju ↓
  2. BISEDIME “MIQËSORE” PËR SHITJEN E SHQIPËRISË
    Prej disa ditesh ne një qoshe të Korçës Atdhetare Shqiptare; atje kur para disa vjetësh ish konsull I Greqise(I veshur si kapobandë), bërtiste me zë të çjerrur se Korça qenka pjesë e Greqisë; na qenka mbledhur Ministri Bushati me ate te Greqise për biseda “miqësore” të zgjidhjes së çështjeve të përbashkëta.
    Ish ministry I jashtem Paskal Milo nënvizon me zë të lartë sot “Nuk mendoj se do të zgjidhet jo e jo, çëshja çame”,
    Dua të sqaroj se faktikisht se ÇAMËRIA SHQIPTARE QËNDRON SI PROBLEM I MADH MBARËKOMBËTAR SHQIPTAR DHE JO SI “çështje çame” siç e shprehin edhe disa politikanë e deputetë “nacionalista” në Shqipërinë e sotme
    ÇAMËRIA që nga lashtësia eshtë KRAHINË që ka folur ‘GLUHËN E ËMBËL SHQIPE-si GLUHË PERËNDIE -SHKRUANTE I MADHI NAIM FRASHËRI!
    Shqiptarët e Çamerise site besimit musulman ose krishterë nëpërmjet gjuhës së përbashkët kanë ndihmuar njeri tjetrin si vëllezër
    Pronjatët e Paramithise kanë qenë Vëllamë me Çamët Boçarenë të Sulit. Ata së bashku me Çaparente e Margëlliçit si edhe Shqiptarët e tjerë të quajtur Arvanitas ishin mbi 90 përqind të udhëhëqsave të Kryengritjes kundër forcave osmane në krijimin e shtetit grek. Edhe Udhëheqësi I revolucionit Ipsilanti I vlerësoi si Vëllezër.
    Por fatëkeqësisht shoqërite fetare të krijuara apostafat edhe nga Rusët menduan të krijojnë një shtet të krishterë duke zhdukur të gjithë ata që nuk ishin ortodoks Dhe me anë të teorisë “Megalidea”, filluan zhdukjen e Shqiptarëve Jahudinjëve e tjerë
    Me vendimet antishqiptare të Kongresit të Berlnit me 1878, fuqitë e mëdha Europiane, fillimisht ja dhanë Krahinen Shqiptare të Çamërisë Greqisë. Por Shqiptarët Atdhetarë me Mbledhjen e Prizrenit dhe pastaj me Degen e saj tëShqipërisë Jugore në Prevezë të kryesuar nga Abedin Dino,vendosën me Mençuri, Vendosmëri dhe Trimëri të Bashkuar se Krahina e Çamërisë është SHQIPTARE dhe u pregatitën te Luftojnë me armë për Mbrojtjen e sajë. Kështu Kongresi I Berlinit u tërhoq .
    Por grekët në vazhdim të Megalidesë shoviniste filluan greqëzimin e Çamërisë duke hapur shkolla greke(veprim që e pasoi me përkushtim edhe mohuesi iVepres se Madhe të Fan Nolit, Janullatosi) Megjithëse Peshkopi I Paramithisë kishte përkthyer Ungjillin në gjuhën Shqipe më 1877; peshkopi po i Paramithisë Neofiti; lëshon Urdhërin me 1910 që vajzat e krishtera të rregjistrohen në shkollat greke që kur të behen nëna t’ju flasin fëmijëve greqisht e jo Shqip.
    Dhe ky antishqiptarizëm u vu në veprim te plotë me pushtimin e Çamerise Shqiptare deri me masakrat, vrasjet dhe dëbimin me dhunë te Shqiptarëve të Çamerisë më1944-1945
    Pra Krahinës Shqiptare ju hoqën shqiptarët musulmanë duke ju mohuar Shqiptarëve Çamë të krishterë te gjitha te drejtat njerëzore si gjuha e tj.
    Dhe këtu duhet kuptuar gjenerali nazifashist Zerva që I shkruan nje bashkëvrasësi K.Danit :” Duhet të jemi krenarë qe vrame e debuam Shqiptarët musulmanë dhe ju mundëuam malësorve fanë të zbresin në fushat pjellore dhe ti gëzojnë ato”
    Pra atyre qe e quajnë “çështje çame” le të kuptojnë se KRAHINA SHQIPTARE E ÇAMERISE ESHTE KRAHINA KRENARE E PASUR E BUKUR, BUZË DETIT JON që I kanë ngritur statujën e gjeneralit famëkeq Zerva për veprën e pastrimit etnike teÇamërisë Shqiptare vepër që vazhdon ende sot për të greqëzuar edhe pjesën tjeter jugore te Shqiperise
    Më 2005 Deputeti Shpëtim Idrizi ishte I pari që ju bashkua mijëra Shqiptareve te Çamërise në protestë dhe Përkujtimin e Çamërve të masakruar e të dëbuar me dhune nëKllogjer. Po ky Deputet ngriti në këmbë Parlamentin Shqiptar për të Nderuar e Përkujtuar Shqiptarë Çamë( këtu nuk mund të mos nenvizojmë se Vangjeli Shërbëtori Dhulosi, me porosi të janullatosit, nuk repektoi e nuk ngrit). Me ngritjen e Partise per Drejtësi Unitet dhe Integrim në Parlamentin Shqiptar u zgjodhën 5 Deputete Çamë dhe nën drejtimin e Shpëtim Idrizit Komuna e Konispolit. ose si ishte zyrtarizuar nën Mbretin Zog- Nënprefektura e Çamërisë nuk ju bashkua Dropullit “minoritar”Me këtë Vepër Atdhetare ju ndalua grekëve të mernin me autobuza fëmijët e Konispolit duke I çuar përditë në Filat në shkollat greke?!
    Dhe jo për to çuditur, si “shpërblim” Ilir Meta kur shkon në Athinë për këshilla tek grekët, grumbullon pranë vehtes Dhullot me sorollopët duke e “harruar”Nën Kryetarin e Kuvendit z. Shpëtim Idrizin që grekët të mos keqkuptoheshin me “këshillat” që do i drejtonin Metës
    “Miqësorët” grekë duke paguar “nacionalistat demokratë” te Tiranës me zgjedhjet e fundit arritën ta eliminojnë PARTINË ÇAME siç e quajnë ata
    Dhe kjo ndodh për fatëkeqësine e sotme Shqiptare politikanët “shqiptarë” që nga Berisha puthadori, Rama I dorezoi Kyçin e artë tëTiranës dhe xhuxhi Meta I dha shtetesine antishqiptarit më të madh janullatosit vazhdojnë bisedimet “miqësore” që përveç “harrimit të ÇAMERISE SHQIPTARE, TI FALIN DETIN, TOKAT PëR VAREZAT E USHTAREVE PUSHTUES, hapjen e sshkollave greke edhe atje ku nuk ka asnje grek.
    PRA “MIQËSI E VËRTETË” DUKE QENË NË GJENDJE LUFTE PREJ 78 VJETESH DHE NJEKOHËSISHT EDHE ANTARË NË NATO!
    ABSURDITET MË TË MADH NUK BESOI SE GJENDET NË BOTË!!
    VETËM MOS HARRONI SE EDHE NE BIBËL SHKRUHET MBASI I JEP DORËN GREKUT, NUMËRO GISHTAT”!
    Tamam siç ka deklaruar ish Drejtori I CIA-s Jorgos Tenet :”NE GREKËT JEMI KOMPLOTISTA TË LINDUR”
    Sali Bollati New York, Janar 2018

    Përgjigju ↓