POLITIKË

Rama komenton largimin e Blushit: Politika nuk humbi gjë

23:35 - 22.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë largimin nga politika të ish-deputetit socialist dhe kryetarit të LIBRA-s, Ben Blushi.




Këtë e ka bër i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, ku tha  se shpreson që të fitojë gazetaria dhe letërsia, pasi sipas tij politika nuk ka humbur gjë.

“Fitoi gazetaria në këtë rast. Fitoi letërsia, sepse Blushi është një njeri që ka dhuntira të mjaftueshme dhe politikën nuk e ka bërë për hall apo se i kanë munguar dhuntitë. Kështu që, politika nuk ka humbur ndonjë gjë të madhe, ndërsa fushat e tjera mund të fitojnë ndonjë gjë më të madhe, mund të bëjë më shumë dhe i uroj të bëjë më shumë se sa dëshiroi të bënte përmes politikës”, u shpreh Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.