Kryesore

Rama njofton Live në emision shkarkimin e drejtorit: Ankesa erdhi nga…

23:21 - 22.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Një tjetër drejtor është shkarkuar nga detyra këtë të hënë.” Njoftimin e ka dhënë vetë Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”.




Rama tha se bëhet fjalë për drejtorin e Shëndetit Publik në Lezhë, që siç theksoi ai, është shkarkuar pas ankesave të qytetarëve.

“Një qytetar nga nje fshat i Lezhës, Domgjon, bën një ankesë në portalin e bashkëqeverisjes dhe thotë në qendrën tonë shëndetësore ku kishin shkuar njerëz edhe për shkak të grpit s’ka drita që kur është hapur qendra shëndetësore. Pranë kabinetit në cdo ministri janë kordinatorët, është një rrjet agjenci e bashkëqeverisjes qe ndjek marrëdhëniet e institucioneve me qytetarët dhe koordinatorët e marrin mesazhin interesohen dhe zbulojnë që qendra shëndetësore e ndërtuar me donacione të huaja që sa ka hapur derën s’ka energji jo se ja ka prerë OSHEE por se s’ka lidhur një kontratëdhe del që s’është e vetmja qendër shëndetësore etj,. Atehere çfare bëv ky drejtor, ca bën kjo zyrë që paguhet nga taksat dhe nuk informon në mënyrë të vazhdueshme deri në ulërima që ore këtu ne kemi nevojë të lidhim energjinë elektrike??”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.