Tech

Rezultatet befasuese/ Aplikacioni i Google për të gjetur sozinë në pikturat botërore

15:10 - 22.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Një aplikacion i ri për celularë nga Google i quajtur “Arts and Culture” ka një opsion i cili po bëhet shumë popullor. Programi përdor teknologjinë e inteligjencës artificiale për të bashkuar selfiet e njerëzve me sozitë e tyre nëpër muze.




Portretet janë marrë nga një databazë me punët e mbledhura nga mbi 1 mijë muze në të gjithë botën, duke rritur shanset që të gjendet një pikturë sa më e përafërt.

Shumë njerëz duket se janë tërhequr nga ky funksion dhe kanë filluar të postojnë në rrjetet sociale rezultatet.

Fatkeqësisht për momentin aplikacioni është i mundur të shkarkohet vetëm nga SHBA, Australia dhe disa shtete të tjera, por pritet të vijë në Shqipëri brenda pak javësh. Ndërkohë mund të shihni më poshtë se me çfarë janë krahasuar të tjerët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.