SPORT

Skënderbeu me “sy e veshë” nga KAS, sot merret vendimi mbi titullin e sezonit 2015-2016

12:59 - 22.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Do të jetë një ditë vendimtare ajo e sotmja për Skënderbeun, pasi pritet që KAS do të marrë një vendim mbi titullin e hequr të korçarëve të sezonit 2015-2016.




Pas disa dyshimeve për trukim, UEFA vendosi si masë ndëshkimore që korçarëve tu hiqej titulli dhe të dënoheshin me një vit mospjesëmarrje në kompeticionet evropiane.

Kështu, ashtu siç edhe është bërë e ditur më parë, Skënderbeu dhe FSHF do të përballen në gjykatë.

Skënderbeu ka apeluar që në gusht të vitit 2017-ës dhe data e vendosur për marrjen e vendimit është lënë për sot. Të gjithë do të jenë “sy e veshë” nga Zvicra, se çfarë vendimi do të marrë KAS.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.