BOTA

Spanja ripërtërin urdhrin e arrestit, Puigdemont udhëton në Danimarkë

13:07 - 22.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish drejtuesi i Katalonjës Carles Puigdemont ka mbërritur në Danimarkë, duke shkaktuar një përpjekje të re nga prokurori i Spanjës për ta arrestuar atë.




Një orë më vonë, kryetari i parlamentit katalan e caktoi atë të kryesonte qeverinë rajonale.

Puigdemont u arratis në Belgjikë në tetor, pasi një përpjekje e dështuar e pavarësisë u cilësua e paligjshme nga autoritetet spanjolle.

Ish-presidenti i Katalonjës mbërriti në Danimarkë, për të marrë pjesë në Kopenhagen në një debat universitar.

Kjo bëri që Prokurori i Përgjithshëm i Spanjës të kërkojë që të ripërtërihet urdhri i arrestit në Bashkimin Europian për Puigdemont-in.

Gjykatësi nuk është i detyruar që ta respektojë këtë kërkesë të Prokurorit.

Po të hyjë në Spanjë, Puigdemontin e kërcënon arrestimi i menjëhershëm, pasi  akuzohet për rebelim, kryengritje dhe abuzim me fondet publike.

Kjo pas mbajtjes në Spanjë të një referendumi të ndaluar për pavarësinë si dhe vendimit pasues për shkëputjen e Katalonjës nga Spanja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.