POLITIKË

Takimi me Vuçiç, Rama: Ja çfarë më ka kërkuar

22:06 - 22.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka folur per takimet e tij me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me Kosovën në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’, në Report Tv.




Rama lidhur me pyetjen se nëse Vuçiç i kërkonte ndarjen ose shkëmbimin e territoreve me Kosovën, u shpreh se Presidenti i Serbisë dëshiron realisht një zgjidhje përfundimtare me Kosovën, por sipas tij, është ende në një pikë ku nuk ka zgjidhje përfundimtare.

Ju jeni takuar shpesh me Vuçiç, në bisedimet për Kosovë, ka kërkuar ndarjen e saj ose shkëmbimin e territoreve?

“Presidenti i Serbisë e dëshiron realisht një zgjidhje përfundimtare dhe po ashtu përshtypja ime është se ende nuk i qaset zgjidhjes përfundimtare me një vendimmarrje përfundimtare për ta këputur me shpatë. Dëshirën dhe vullnetin e ka, por ende është në një pikë ku nuk ka zgjidhje përfundimtare”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.