AKTUALITET

VIDEO/ Vrau studenten, xhaxhai i Aldisonit: Kanë patur lidhje, dje ai priste përgjigje

18:06 - 22.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Andon Belulaj, xhaxhai i Aldison Belulaj, ka folur për vrasjen e Ariela Muratajt që trondi dje mbarë opinionin publik.




Ai ka thënë se në dijeninë e tij dy të rinjtë ishin të lidhur që në gjimnaz dhe kohët e fundit kishin pasur probleme. Sipas tij, dje Aldisoni priste një përgjigje nga familja e Arielës, por kjo e fundit e kishte refuzuar.

“Kam fëmijë vetë, por nuk e duroj dot, më tepër për vajzën se sa për nipin tim. Nuk bëhej kjo, iku ajo kohë. Kjo qe e papritur për ne, kaq di të them unë si xhaxha. Di që kanë patur një lidhje, por dashuria e të rinjve është si fija e flokut, grindeshin, por që të arrinin këtu nuk e mendoja. Aldisoni ka qenë normal. Sipas dijenisë time kanë qenë të lidhur që në gjimnaz. Mosmarrëveshjet kohët e fundit mund të kenë çuar deri këtu ngjarjen.

Vëllai kunata dhe djali kanë shkuar tek shtëpia e vajzës dhe kanë pritur një përgjigje ndoshta deri dje dhe djali pastaj ka ikur. Kur pashë lajmet dje u tmerrova. Nuk e di se kur kanë shkuar prindërit tek familja e vajzës”, tha xhaxhai i Aldisonit, Andon Belulaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.