AKTUALITET

Vrasja e studentes, deputetja e Fierit dedikim prekës për Ariela Muratin

23:32 - 22.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë në kryeqytet, me vdekjen e 21 vjeçares nga Fieri Ariela Murati, ka tronditur opinionin publik. Mes tyre është edhe deputetja e PS-së në qarkun e Fierit Antoneta Dhima, e cila ka reaguar për vrasjen e 21-vjeçares.




Përmes një statusi në Facebook, Dhima sheh me sytë e një nëne ngjarjen e rëndë të humbjes së fëmijës, veçanërisht në të tilla rrethana tragjike.

“Përcollëm sot në qiell bashkë me Arielën një pjesë të vetes sonë: dashurinë pa fund, sakrificat sublime, shpresën dhe dëshirën e madhe të çdo prindi që fëmijët të jenë si Ariela, po kurrë këtë fat të kobshëm. Nga qielli do na mësosh, se nuk ka mision më të rëndësishëm se jeta e fëmijëve tanë! U prefsh në paqe, Ëngjëll!”, shprehet ajo.

21-vjeçarja u qëllua ditën e djeshme me një plumb në kokë nga Aldison Belulaj, pasi e reja nuk kishte pranuar të lidhej më të.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.