EKONOMI

Aeroporti i Vlorës/ Zbulohet marrëveshja e qeverisë me kompaninë turke, gati 100 milionë euro

15:32 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria ka hartuar me shpejtësi një projektligj, i cili autorizon ministrinë e Financave dhe atë të Infrastrukturës të nisin negociatat me konsorciumin turk që ka paraqitur ofertë për ndërtimin e aerportit të Vlorës.




Mësohet se brenda pak ditësh drafti do të miratohet në këshillin e Ministrave dhe më pas do të kalojë në parlament, raporton Top Channel. Por cfarë përmban oferta e konsorciumit turk?

Sipas propozimit, tre kompanitë turke do të investojnë rreth 100 milionë euro për të ndërtuar aeroportin. Në këmbim ato do të kenë të drejtën e operimit të tij për një periudhë disavjeçare, e cila do të përcaktohet gjatë negociatave.

Por edhe pse do të paguajnë paratë e ndërtimit, riskun e biznesit nuk do ta kenë kompanitë private, por buxheti i shtetit. Mësohet se qeveria do i garantojë konsoricumit privat, një nivel dysheme të ardhurash vjetore, sipas një formule koncesioni të ngjashme me atë të mirëmbajtjes së rrugës durrës kukës.

Nëse kjo e ardhur nuk arrihet nga shfrytëzimi i aeroportit, atëherë qeveria i paguan kompanive private diferencën nga buxheti i shtetit. Synimi i qeverisë është që ndërtimi i aeroportit të nisë sa më parë, mundësisht brenda majit të këtij viti. Kjo për dy arsye. Së pari që vepra të përfundojë sa më shpejt, dhe qeveria të marrë përfitimet politike para publikut për një premtim të realizuar. Ndërsa arsyeja e dytë ka lidhje me ekonominë.

Viti 2018 është pika ku dy projektet madhore gazsjellësi tap dhe kaskada e devollit nisin të ulin investimet. FMN dhe Banka Botërore kanë paralajmëruar se kjo mund të godasë rritjen ekonomike. Ndaj qeveria shpreson që përmes aeroportit, por edhe disa projekteve të tjera me koncesion të mbajë të lartë ritmin e investimeve në ekonomi./Top Channel


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.