BOTA

Ajo është vetëm 12 vjeç por babai po planifikon martesën e saj

11:09 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur babai i Halima i tha asaj se po planifikonte martesën e saj, 12-vjeçarja refuzoi në mënyrë të vendosur.




“Babai im i martoi motrat e mia dhe dëshiron të më martojë edhe mua me forcë, por nuk dua të martohem”, tha Halima, babai i të cilës i kërkoi CNN të mos përdorte mbiemrin e familjes së tij.

Martesa e fëmijëve është ngulitur në Jemen, një simptomë e varfërisë dhe një kulturë thellësisht konservatore.

Është një praktikë tradicionale e ruajtur në proverba si, “Martesa me një vajzë 8-vjeçare është e garantuar, një siguri për virgjërinë e saj”. Dhe lufta civile trevjeçare e vendit e ka përkeqësuar problemin. Sot, më shumë se dy të tretat e vajzave të Jemenit janë martuar para se të arrijnë moshën 18 vjeç, një kërcim krahasuar me gjysmën e të gjitha vajzave para konfliktit.

Por Halima, me buzëqeshjen e saj ngjitëse, është e vendosur të mos jetë pjesë e asaj statistike në rritje.

“Unë jam në klasën e pestë, dua të mbaroj shkollën, unë dua të bëhem mjeke, me dëshirën e Zotit”, i tha Halima CNN, duke mbajtur veshur uniformën e saj të shkollës.

“Shumë nga miqtë e mi në shkollë janë martuar. Një nga shoqet e mia e la shkollën dhe kur e pyeta për arsyen, ajo më tregoi “se nesër është dasma ime”.

“E ardhmja e tyre nuk është e mirë, mund të plakemi dhe të bëhemi mësues ose mjekë dhe pastaj të martohemi. Ne mendojmë të martohemi kur të jemi më të rritura, 22 ose 25 vjeç, atëherë ne do të martohemi, jo kur jemi të rinj”, shtoi ajo.

Përkundër gjithçkaje, Halima është akoma optimiste.

“Synoj për një të ardhme të mirë, jo që të përfundoj si e ardhmja e këtyre vajzave të tjera. Nuk dua të martohem”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.