Kryesore

Aktorja e madhe Tinka Kurti shtrohet me urgjencë në spital

17:51 - 23.01.18 Fatmira Nikolli
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktorja e madhe Tinka Kurti është shtruar me urgjencë në spital. Lajmi konfirmohet për “Gazetën Shqiptare”, nga burime të afërta me aktoren.




Të njëjtat burime saktësuan se aktorja është ekzaminuar në një nga spitalet e kryeqytetit, duke shfaqur probleme në mushkri.

Aktorja po merr ndihmën mjekësorë dhe mësohet se është nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve të Spitalit Amerikan 3.

Kujtojmë se aktorja do të duhej të ishte në skenë për të performuar në operan e famshme “Carmen” me regji të Gëzim Myshketës.

Fotoja e mësipërme është bërë gjatë provave. Nga grupi që po punon për produksionin mësohet se Tinka nuk ka qenë në prova.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.