Show-Bizz

Çfarë ka bërë? Forcat “Shqiponja” ndalojnë Lori Hoxhën

20:58 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lori Hoxha, gjatë ditës së sotme është ndaluar nga policia. Ajo drejtonte makinën e të dashurit të saj, Vis Bajraktari, një Mercedes G Class i zi, me xhama të zinj.




Të parët që e kanë pikasur këtë shkelje, ishin forcat “Shqiponja”, teksa makina kaloi pranë urës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Qarkullimi me automjete që i kanë xhamat e zinj, është i ndaluar në Shqipëri.

Gazeta express shkruan, se për këtë arsye, pasi është ndaluar nga efektivët e forcave “Shqiponja”, aty kanë mbërritur edhe policët rrugorë, për të marrë masat penalizuese për xhamat e zinj. Mediat rozë shkruajnë se mjeti i të dashurit të saj është blerë në qershor të vitit 2017.

Nëse jeni kuriozë të dini çmimin, këtu duhet të mbani frymën. Makina Mercedes G Class e vitit 2017, kushton 120 mijë euro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.