AKTUALITET

Daja i Aldisonit: Vrasja nuk ishte e paralajmëruar, Aldisoni është tip i mbyllur

10:42 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Nuk është e vërtetë që ne ishim në dijeni për kërcënimet që thuhet se Aldisoni i ka bërë Arielës. Ai nuk ka thënë kurrë gjë, është tip i mbyllur”. Kështu deklaroi Agim Koroveshi, daja i Aldison Belulajt, i cili ditën e diel qëlloi për vdekje Ariela Muratin dhe më pas tentoi të vriste veten.




Në një prononcim për ‘News24’, Koroveshi deklaroi se dy familjet njiheshin shumë mirë me njëra-tjetrën. Mes të tjerash ai theksoi se nuk ishte në dijeni të ndonjë konflikti mes të rinjve, ndërsa pohoi se ata të dy ishin të lidhur.

“Hedhim poshtë premtimet se vraja ishte e paralajmëruar. Djali ishte tip i mbyllur, ska mundësi që ta ketë deklaruar më parë. Shpreh keqardhje për familjen e vajzës. Ato që janë shkruar nëpër media se janë grindur, nuk janë të vërteta. Ne i kemi njohur familjarët e vajzës, janë njerëz shumë të mirë. Problemet e tyre i dinë vetëm të rinjtë. Aldisoni nuk tregoi që ishte në Tiranë, e dinim në Fier”, tha daja.

‘BalkanWeb’ mëson se pavarësisht kërkesës së familjarëve të djalit kërkuan që të ishin pjesë e ceremonisë mortore, familja e vajzës ka refuzuar kategorikisht.

Burimi: BalkanWeb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.