POLITIKË

Deputetja e LSI: Të jesh vajzë a grua në politikën shqiptare është sfidë

10:32 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Të jesh vajzë, të jesh grua dhe të merresh me politikë është një sfidë.” Kështu është shprehur deputetja e Lëvizjes Soicialiste për Integrim, Floida Kërpaçi e ftuar në emisionin “Dite e Re”




Sipas deputetes së LSI-së, në një shoqëri si kjo e jona, të jesh vajzë dhe të merresh me politikë është sfidë.  “Të jesh vajzë, të jesh grua dhe të merresh me politikë është një sfidë. Sepse e tillë është shoqëria jonë.  Por mendoj që ne duhet të luftojmë akoma më shumë që shumë gra të bëhen pjesë e politikës, për ta bërë politikën shqiptare dhe për ta ndryshuar.”

Kryetarja e LRI-së u shpreh se të jesh pjesë e forumit rinor kërkon angazhim të madh.

“Të jesh pjesë e politikës kërkon një angazhim jashtëzakonisht shumë të madh dhe për më tepër të jesh pjesë e forumit rinor të Lëvizjes Socialiste për Integrim është një përgjegjësi e madhe sepse ne kemi shumë të rinj që i kanë shpresat tek forumi jonë për një arsye të vetme sepse iniciativat që kemi ndërmmarrë nuk janë për të qëndruar në letër por i kemi ndjekur hap pas hapi për të gjetur zgjidhje.” tha Floida Kërpaçi


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.