AKTUALITET

Flet vëllai i Aldisonit: Ishte i lidhur me Arielën, prindërit vajtën t’i kërkonin edhe dorën

10:23 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë zbuluar këtë të të martë, lidhur me ngjarjen tragjike të vrasjes së 21 vjeçares Ariela Murati nga Aldison Belulaj.




Është vëllai i këtij të fundit, që në një prononcim për News24 ka thënë se Aldisoni dhe Ariela ishin të lidhur.

Madje ai shton, se prindërit e tij kishin shkuar në shtëpinë e vajzës për t’i kërkuar dorën.

“Aldisoni dhe Ariela ishin të lidhur. Prindërit shkuan për t’i kërkuar dorën vajzës. Prindërit vajtën për të sqaruar situatën. Nuk kishte debate mes dy familjeve. S’është e vërtetë që ka kërcënuar se do vrasë Arielën”, tha vëllai i Aldison Belulajt

Studentja fierake, u vra me një plumb në kokë në Tiranë, pranë fakultetit të Mjekësisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.