Kryesore

Foto&Video/ Tritol një makine në Lushnjë, ja kujt është në pronësi

08:43 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lushnja është tronditur nga shpërthimi i një eksplozivi mbrëmjen e djeshme. Nga sa mësohet një automjeti tip ““Volkswagen” me targa AA 430 FY i është vendosur tritol.




Nga sa mësohet ngjarja ka ndodhur në orën 23:45, në lagjen “18 Tetori”, ndërsa makina ishte në pronësi të 20-vjeçarit Arbër Shurdhi, i cili e kishte parkuar përpara banesës.

Uniformat blu kanë bërë të ditur se makina ka pësuar dëmtime të shumta, si pasojë e shpërthimit.

Sipas policisë, lënda plasëse ishte vendosur mbi kofanon e makinës dhe mendohet se ka qenë e ndezur me një fitil. Nuk përjashtohet rasti i një ngatërrese të shënjestrës së autorit.

Grupi hetimor po punon pë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.