BOTA

Frikë dhe terror në Europë, vidhet kamioni me 34 mijë litra kimikate

12:50 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një kamion që thuhet se mban më shumë se 34 mijë litra kimikate është vjedhur në Belgjikë, duke shkaktuar panik dhe frikë për terror në Europë.




Autoritetet u thirrën në vendin e ngjarjes pas vjedhjes, që supozohet të ketë ndodhur në Zedelgem, në afërsi të qytetit port të Ostendit, në Belgjikë.

Sipas mediave lokale, Interpoli ka alarmuar policinë kundër terrorizmit në të gjithë Evropën për të parë për kamionin.

Raportet e paverifikuara pohojnë se hajdutët ndryshuan targat në kamion, sipas “The Sun”.

Substanca brenda kamionit thuhet të jetë ‘Radiacid’, sipas gazetares Laura Alonso.

Radiacid është termi që përdoret për një numër produktesh të krijuara nga prodhuesi kimik Oleon.  Selia e kompanisë është në Belgjikë.

Policia Federale e Belgjikës konfirmoi vjedhjen në “MailOnline”, duke deklaruar se automjeti përmbante kimikate.

Zëdhënësi tha se ‘sa i përket njohurive’ substanca ‘nuk mund të përdoret si një material shpërthyes’.

Mediat italiane kanë raportuar se pllaka e numrit të kamionëve të vjedhur është 1-QEB-708.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.