BOTA

Frikë nga Rusia, zyrtari i ushtrisë britanike: Putin mund të na sulmojë

19:06 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Udhëheqësi i Ushtrisë britanike, Sir Nicholas Carter, e ka përshkruar Rusinë si kërcënimin më të madh për Mbretërinë e Bashkuar, që nga lufta e ftohtë. Ai ka paralajmëruar se sulmi mund të fillojë shumë më shpejt sesa e mendon Britania.




Në një nga fjalimet më të ashpra të një shefi ushtarak të lartë në vitet e fundit, Carter tha se konflikti me Rusinë mund të fillojë në një mënyrë të paparashikueshme.

Ai i kushtoi pothuajse të gjithë fjalimin e tij 40-minutësh kërcënimit që paraqitet sipas tij nga Rusia.

Carter iu referua një videoje 3 minutëshe, ku Rusia tregon forcën e saj me aeroplanë, nëndetëse dhe pajisje të tjera. Ai e përshkroi Rusinë si “sfida më komplekse” që nga lufta e ftohtë.

Ai tha se Vladimir Putin mund të fillojë armiqësitë kundër Perëndimit më shpejt se sa shpresuam. Ata nuk janë mijëra kilometra larg, ata janë në pragun e Evropës.

“Si një sëmundje kronike ngjitëse, ushtria ruse do të ngrihet mbi ne dhe aftësia jonë për të vepruar do të jetë mjaft e kufizuar. Ne do të jemi humbësit.”

Carter tha se armët në këtë luftë të re nuk do përfshijnë ato të zjarrit, por mund të përfshijnë shfrytëzimin e energjisë, ryshfetet, praktikat e korruptuara të biznesit, sulmet kibernetike, vrasjet, lajmet e rreme, propagandë dhe kërcënime ushtarake.

Për këtë arsye sipas tij Evropa Perëndimore është e papërgatitur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.