AKTUALITET

Grabitja e pikës së këmbimit valutor, policia jep detaje. Kjo është shuma e vjedhur

20:14 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një pikë e këmbimit valutor ka rënë pre e grabitjes me dhunë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Levan të Fierit.




Sipas informacioneve të para policore bëhet e ditur se dy persona kanë kërcënuar punonjësin dhe më pas morën një sasi parash.

Nuk dihet ende shume e grabitur. Ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:45, në Levan është grabitur me dhunë nga dy persona, te maskuar me kapuçë një pikë këmbimi e transferta parash.

Personat e dyshuar kanë marrë rreth 50 mijë lekë të reja dhe janë larguar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngitur disa pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.