BOTA

Guvernatori kishte harruar fjalëkalimin, Hawai në tmerr nga raketa balistike

17:01 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Guvernatori i Hawai, David Ige dështoi të shmangte momentet e tmerrit për qytetarët e shkaktuar nga një alarm i rremë për raketa balistike nga Koreja e Veriut, pasi ai nuk e dinte fjalëkalimin në llogarinë e tij në Twitter për të njoftuar qytetarët se alarmi ishte i rremë.




U deshën më se gjysmë ore që zyrtarët të tërhiqnin paralajmërimin e rremë të dërguar gabimisht si dhe të sigurojnë banorët e tmerruar se nuk kishte rrezik.

Tërheqja e alarmit mund të kishte ndodhur shumë më shpejtë nëse Guvernatori do të bënte një postim në Twitter.

Ige ishte në dijeni të paralajmërimit të rremë vetëm dy minuta pasi doli në telefonat e banorëve, sipas gazetës “Honolulu Star-Advertiser”. Megjithatë, guvernatori pranoi se ai nuk mund të hyjë në media sociale për të trajtuar situatën menjëherë pasi ai nuk mund të kujtonte fjalëkalimin për llogarinë e tij në Twitter.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.