POLITIKË

Hafizi flet për përçarjen me Blushin: Fjalori i tij ishte i rëndë, bënte presione verbale

21:34 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkëthemeluesja e LIBRA-s e cila u përjashtua nga kjo forcë politike, pasi ka kryer veprime të cilat përbëjnë shkelje të rënda të Statutit, Mimoza Hafizi ishte e ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, ku ka sqaruar përjashtimin e saj.




Hafizi tha se kreu Ben Blushi ka përdorur fjalor të rëndë dhe disa zonja që ishin pjesë e LIBRA-s janë fyer nga mënyra e komunikimit të tij dhe kanë dhënë dorëheqjen. Hafizi u shpreh se Blushi ka bërë presione verbale tek anëtarët e bërthamës dhe i detyronte të tërhiqeshin, shkruan BalkanWeb.

“Gjatë kësaj kohe ka pasur probleme brenda partisë dhe mënyrës se si kryetari i partisë m’u drejtua me anë të një emaili. Njerëzit janë më të ndjeshëm ndaj sjelljes së kryetarit. Fjalori i tij ka qenë i rëndë dhe u neverit nga disa zonja që nuk kanë ardhur tek LIBRA për t’u fyer dhe ato thanë se do largohen nga të gjitha funksionet nëse situata vijonte të ishte e tillë. Blushi filloi të bënte presione verbale tek anëtarët e bërthamës i detyronte të tërhiqeshin. Në ditën kur ne bëmë mbledhjen disa kishin dhënë dorëheqjen dhe ne nuk e dinim sa njerëz ishin. Ne thirrëm bërthamën, por kjo nuk u quhet mbledhje bërthame, por thjesht mbledhje”- tha Mimoza Hafizi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.