AKTUALITET

Helmohen 5 nxënës në Durrës, përfundojnë në spital

14:34 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pesë nxënës të një shkolle 9-vjeçare në Durrës kanë përfunduar në spital, pasi janë helmuar. Bëhet fjalë për nxënësit e klasës së pestë, me iniciale  L.R, K.N, L.L, F.Xh dhe F.H, që të gjithë 11 vjeç.




Burime nga policia bëjnë me dije se nxënësit kanë ndjerë shqetësime me dhimbje e të vjella, duke bërë që të miturit të shtrohen me urgjencë në spitalin e Durrësit.

Nga hetimet dhe dëshmitë e mbledhura, rezulton se të miturit, gjatë pushimit kanë blerë dhe konsumuar disa produkte ushqimore si byrek, hamburger e sanduiç, çka dyshohet të ketë shkaktuar edhe helmimin.

Për këtë arsye ka nisur hetimi nga ana e autoriteteve të Durrësit.

Ndërkohë, pas marrjes së ndihmës mjekësore, mësohet se gjendja e nxnënësve është normalizuar dhe se ata tashmë janë janë jashtë rreziku për jetën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.