Horoskopi

Horoskopi i datës 24 Janar 2018

22:45 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Brenda vetes keni forcën e dashurisë. Të qëndrueshëm dhe mendimtar, do të jeni të aftë për të shprehur veten dhe të projektoni drejt së ardhmes. Do të flisni me butësi dhe delikatesë, gjuha që përdorni është një gjuhë romantike që vjen nga zemra.

Neptuni dhe Jupiteri nuk janë në anën tuaj dhe këtë duhet ta pranoni. Planetët e tjerë ruajnë paanshmërinë, por duke ju dhënë mbrojte në angazhimet që keni. Bashkëveprimi i Plutonit, Saturnit dhe Uranit do të ndikojnë më së miri në shëndetin e juaj.

Nuk do të jeni në jeni në humor të mirë. Planetët nuk i keni në favor, ndërsa perceptimet dhe fantazitë ju nxjerrin jashtë rrugës së qëllimit kryesor. Rreziku në dashuri është të synosh për shumë lartë, sidomos nëse jeni ende beqarë.

Udhëtime dhe lëvizje të shumta do t’ju gjallërojnë ditën. Mund të jeni në tren, aeroplan ose thjesht në makinë, ndoshta për të shkuar të takoni miq të largët. Partneri është kokëfortë dhe tekanjoz, tregoni diplomaci duke u treguar dakordësi dhe pastaj bëni si të doni.

Plutoni dhe Saturni ju japin frymëzim krijues dhe ju mundësojnë udhëtime në brendësi të shpirtit. Do t’ju vijnë mesazhe romantike nga larg. Do të keni harmoni në vendin e punës. Nuk do të keni rivalitet me kolegët, pasi do të mbizotërojë shpirti i skuadrës.

Mosmarrëveshjet në familje në mëngjes do të zgjidhen nga pasditja, falë dashurisë, por edhe Hënës që zhvendoset. Paqja do të nënshkruhet para një akulloreje të shijshme, me ngjyra të ndezura ashtu siç e keni edhe karakterin, të gëzueshëm.

Gjatë gjithë mëngjesit do të jeni të ngarkuar me shumë projekte dhe do të bëni shumë punë, por pa arritur rezultatin e dëshiruar. Por nga ana tjetër  mbrëmja do të jetë e qetë, ndërsa Mërkuri nxit një miqësi që të kthehet në diçka më shumë.

Dita nis pak me plogështi, por bashkëveprimi i planetëve do të bëjë që t’ju rikthehet humori gjatë pasdites. Me partnerin do të keni harmoni. Edhe këtë herë do të mbyllni një sy ndaj disa problemeve të partnerit.

Mëngjesin do ta keni të zënë më punë, fitime dhe shpenzime, por duke filluar nga orët e pasdites, me ndikimin e Venusit, çdo gjë do të ndryshojë. Do të kaloni një mbrëmje të këndshme me miqtë apo vetëm me partnerin.

Do të keni romancë dhe krijimtari me Diellin dhe treshen Mars-Venus-Jupiter që ju mbështesin. Duke ndjekur intuitën nuk mund të gaboni. Partneri dhe miqtë do t’ju kushtojnë vëmendje të veçantë dhe ju ndjekin në ato që ndërmerrni.

Është e drejtë shprehja që thotë se puna të ngushëllon. Sidomos kur ndërmerr veprimtari krijuese, që ju e pëlqeni dhe ju jep kënaqësi. Kushtojini rëndësi edhe kohës së lirë, duke u marrë me gatime, vallëzim ose gjëra të tjera që ju pëlqejnë.

 

Disa dëshira dhe ndjenja që do t’i mbani të kyçura, sidomos kur flitet për ata që zemrën nuk e kanë plotësisht të lirë. Do të ketë dashuri platonike dhe të pashprehura për beqarët, shumë të ndrojtur apo të pasigurt për t’u shprehur. Por kur guxon, fati të ndihmon.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.